Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjendet në Deçan 36-vjeçari i raportuar i zhdukur nga familja në Leposaviq

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 14:57
Gjendet në Deçan 36-vjeçari i raportuar i zhdukur nga familja në Leposaviq

Një person i raportuar si i zhdukur është gjetur sot në zonën e Deçanit, pas disa javësh kërkime dhe veprimesh hetimore nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit policor, më 28 prill 2026 në Stacionin Policor në Leposaviq ishte raportuar zhdukja e personit me inicialet M.S. (1990) nga familjarët e tij, shkruan Gazeta Demos.

Familja kishte deklaruar se ai kishte pasur herë pas here probleme psikike dhe se kontakti i fundit me të kishte qenë në Serbi, ku kishte thënë se do të kthehej në Kosovë.

Pas raportimit, Policia kishte njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare, ndërsa nga verifikimet ishte konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë më 28 prill.

Sipas hetimeve, po atë ditë ai kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se më 17 maj 2026, rreth orës 10:00, Stacioni Policor në Deçan ka pranuar informacion se personi është gjetur nga njësitë patrulluese policore në zonën e Deçanit.

Familjarët janë njoftuar menjëherë për rastin, ndërsa sipas informatave të para gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Policia mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./GazetaDemos/

Më shumë nga Lajme

  • 21:43Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord
  • 21:42Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:30KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë
  • 21:15Gjermania, Franca, Britania, Italia e Kanadaja kundër sanksioneve të ShBA-së ndaj GjPN-së
  • 21:15Gjermania, Franca, Britania, Italia e Kanadaja kundër sanksioneve të ShBA-së ndaj GjPN-së