Një veturë e vjedhur në Norvegji është lokalizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
Njësia e Doganës thuhet se në tetor të këtij viti kishte ndaluar një veturë me targa norvegjeze, e cila drejtohej nga një shtetas kosovar, dhe pas verifikimit e njëjta kishte rezultuar e vjedhur në Norvegji.
Sipas raportit të Policisë, vetura ishte vjedhur në shtator të këtij viti.
“Me datën 14.10.2026 njësia mobile e doganës e kishte ndaluar veturën me targa norvegjeze me vozitës mashkull kosovar. Pas verifikimit nga njësia mobile, vetura rezulton e vjedhur në Norvegji, të njëjtit veturën e dërgojnë në Terminalin Doganor në Mitrovicë dhe njoftojnë njësinë e auto krimeve. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është hapur rasti si më lartë”, thuhet në raport.