Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjenerali Bashkim Jashari pret delegacionin gjerman, riafirmohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 12:37
Gjenerali Bashkim Jashari pret delegacionin gjerman, riafirmohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, si dhe Tilmann Scherf nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në FSK, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe për procesin e planifikimit për të ardhmen. Gjithashtu, palët shkëmbyen qëndrime lidhur me situatën aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Në përmbyllje të takimit, gjenerali Jashari falënderoi edhe një herë delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e kapaciteteve të FSK-së. Të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Më shumë nga Lajme

  • 12:40Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare
  • 12:40Deputetja e PDK-së: Kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë në integritetin e presidentes
  • 12:11Qelaj: Shqetësuese rritja e taksave gjyqësore, mund të pengojnë qasjen në drejtësi
  • 11:00I akuzuari për aksidentin ku vdiq Laurent Krasniqi thotë se nuk është në gjendje të deklarohet për fajësinë
  • 10:53Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës