Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjest i bukur: 61 vjeçari në Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në stacionin e policisë

GD
Gazeta Demos12 janar 2026 në 19:31
Gjest i bukur: 61 vjeçari në Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në stacionin e policisë

61 vjeçari në Ferizaj ka gjetur para në rrugë dhe i dorëzon në stacionin e policisë, shkruan DEMOS.

“Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, i cili tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Një qytetar nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në stacionin e policisë në Ferizaj

Ferizaj, 12.01.2026

Më datë 12.01.2026, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Cakolli, i moshës 61 vjeç, i cili ka dorëzuar një shumë të caktuar të parave, të cilat i kishte gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Paratë janë numëruar në prezencë të qytetarit dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar “Shënim zyrtar”. Paratë ruhen në stacionin e policisë në Ferizaj.

Ftojmë qytetarin- pronarin e ligjshëm të kësaj shume të parave, të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për verifikim dhe për të tërhequr mjetet e tij.

Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, i cili tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 09:15Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë “marrë peng padrejtësisht” nga BE-ja
  • 08:55S’përfshihet projektligji i PDK për Specialen, këto janë 35 pikat e mbledhjes së Qeverisë për sot
  • 08:54Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit