Këtë vit, në territorin e kësaj komune janë mbjellë mbi 3,100 hektarë me grurë dhe 100 hektarë me elb, ndërsa në terren po operojnë rreth 50 autokombajna, të cilat pritet të realizojnë me sukses procesin e korrjes.
Për të parë nga afër nisjen e fushatës, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi.
Kryetari Hyseni theksoi rëndësinë e kësaj periudhe për komunitetin dhe ekonominë vendore, duke e quajtur fushatën një përpjekje të përbashkët për “bukën e sofrës”.
“Fermerët tanë janë gati, rendimentet janë të mira dhe bashkë po i japim forcë bujqësisë sonë. Faleminderit për çdo kontribut – nga fusha deri te sofrat tona”, u shpreh Hyseni.