Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 12:59
Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja, por kërkon një zotim të qartë me shkrim për ndërmarrjen e veprimeve që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Në një konferencë për media, Gjini tha se partia e tij nuk do ta pengojë krijimin e institucioneve dhe se, nëse është e nevojshme, do të ofrojë edhe kuorumin.

“Kjo e plotë nënkupton që nuk do ta pengojmë themelimin e institucioneve, në asnjë mënyrë, nëse ka nevojë për kuorum, do ta bëjmë kuorumin, por na duhet zotimi i pastër me shkrim që këto veprime do të ndërmerren, në kundërvlerë nuk kërkojmë asgjë”, tha ai.

Ai foli edhe për mundësinë që Ramush Haradinaj të propozohet për president të vendit, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte nder për Aleancën, por nuk do të vendoset si kusht për mbështetjen e tyre.

“Nëse Ramush Haradinaj do të propozohet për president, vlen e njëjta formulë, për neve do të ishte nder, por nuk jemi duke e vendosur si kusht. Ne menojmë që Kosova nuk do të mund të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj tash, mirëpo nuk po duam ta bllokojmë Kosovën për këtë bindje tonën që është e plotë dhe e pandryshueshme”, tha ai.

Gjini theksoi se Aleanca nuk po kërkon poste politike në këmbim, por sipas tij, partia e tij synon që pesha e saj politike të përdoret për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe jo për interesa partiake.

“Edhe njëherë, jemi të gatshëm edhe të bëjmë kuorum, por po kërkojmë diçka për qytetarin e Kosovës, jo për vete, nuk kemi kurrëfar kushti vetiak, nuk duam as ministra, as zëvëndësministra, as ambasadora, as borde asgjë, po nuk guxojmë ne të jemi indiferent dhe mos ta përdorim peshën tonë politike për ta rregulluar jetën e qytetarit të Kosovës”, tha Gjini.

Më shumë nga Lajme

  • 15:48Tensionet në parlament, PDK thërret konferencë për media në orën 16:30, do e mbajë në Kuvend
  • 15:27Asambleistja e PDK-së: Personi në fjalë është dhëndërr i Serbisë, erdhi dita disa antishqiptarë me na tregu se si me funksionu Kosova
  • 15:25Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral
  • 15:23Deputeti i VV-së: Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse Hamza pranon ofertën e Kurtit
  • 15:02Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për përleshjen me armë në Gjakovë