Policia e Kosovës në Prizren ka ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të modifikuara me zhurmues të veçantë, niveli i të cilëve tejkalonte kufijtë ligjorë të zhurmës.
Gjatë javës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar disa automjete të tilla dhe i ka dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm. Sipas raporteve teknike, ato që rezultuan me zhurmë mbi normat e lejuara u gjobitën me 150 euro për përdorim të zhurmuesit të paautorizuar dhe deri 500 euro për prishje të rendit dhe qetësisë publike.