Të premten ka ndodhur një tentimvrasje në qytetin e Pejës. Është raportuar se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë. Pak kohë pas aktit, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me urdhër të Prokurorisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në videon që ka siguruar Insajderi shihet i dyshuari duke dal nga një objekt me dy Kallashnikovë” me duar.
