Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjyakta Speciale del me njoftim: Kjo është dita kur nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 09:32
Gjyakta Speciale del me njoftim: Kjo është dita kur nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit

Të premten, më 27 shkurt, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:30 dhe të përfundojë në orën 16:00.

Dhomat e Specializuara njoftuan se pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të fillojë paraqitjen e provave të saj.

Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025. Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas aktakuzës, “midis së paku 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, z. Thaçi u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, i udhëzoi ata që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi “bashkërendoi tre grupe, të përbëra nga z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj dhe persona të tjerë për të cilët nuk janë ngritur akuza, dhe z. Kuçi, me qëllimin e ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”.

Isni Kilaj u arrestua së pari si i dyshuar më 2 nëntor 2023, dhe u lirua përkohësisht me kushte të rrepta më 15 maj 2024.

Pas konfirmimit të aktakuzës, më 5 dhe 6 dhjetor 2024, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. Pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm.

Prokuroria dorëzoi dosjen paraprake të saj më 19 shtator 2025. Smakaj, Thaçi dhe Fazliu dorëzuan dosjet paraprake të tyre më 19 dhe 20 tetor 2025.

“Dosja e çështjes iu kalua për gjykim Gjykatësit të Vetëm më 12 nëntor 2025. Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë për të dytën herë në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm më 10 dhjetor 2025. Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan me kusht më 10 shkurt 2026 në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm”, njoftoi DHSK.

Hashim Thaçi

Më shumë nga Lajme

  • 09:40Mblidhet Kryesia dhe GP i PDK-së
  • 09:33Xhaka në mbështetje të çlirimtarëve: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut
  • 09:29Forca të shtuara policore shihen para ndërtesës së Qeverisë, fotografohen dëmet
  • 09:14“Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës një ditë pas verdiktit
  • 09:08Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës