Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.
Sipas vendimit të shpallur sot, Meta do të marrë pjesë në procesin gjyqësor me avokatin përkrah tij, raporton Top Channel.
Ndërkohë, në orën 15:30 pritet të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër e Metës, lidhur me masën e sigurisë.


