Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata e konfirmon: Rozeta Hajdarit iu dërgua ftesa më 19 nëntor

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 11:19
Gjykata e konfirmon: Rozeta Hajdarit iu dërgua ftesa më 19 nëntor

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për Rezervën Shtetërore.

Ajo u arsyetua se nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata.

Mirëpo, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi se ftesa iu dërgua asaj më 19 nëntor, përmes postës.

“Por, gjykata nuk e ka pranuar fletëkthimin nga posta se e pandehura Rozeta Hajdari e ka pranuar ftesën”, deklaroi ajo.

Kujtojmë se mungesa e Hajdarit në seancë ndodhi vetëm një ditë pasi Albin Kurti deklaroi se “abuzuesit” e pasurisë publike nuk do të tolerohen.

Kryeministri që po kujdestaron, nga objekti i Qeverisë dje deklaroi se ligji duhet të jetë më i fortë se interesi dhe e vërteta më e rëndësishme se privilegji, ndërsa akuzat ndaj vartësve të tij i minimizoi si “zhurmë”.

Ndryshe, para tri javësh, kur gazetarët i kërkuan sqarime për të njëjtat akuza, ajo i shmangu pyetjet duke insistuar se të gjitha do t’i dëshmonte në gjykatë, me argumente e me prova, duke u krekosur se ka vepruar drejtë dhe s’është përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë