Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata e Strasburgut pranon padinë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

GD
Gazeta Demos2 mars 2026 në 10:59
Gjykata e Strasburgut pranon padinë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë që lidhet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Drini Grazhdani, i cili ka njoftuar përmes Facebook-ut se padia është dorëzuar për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj Teuta Fazliut.

Sipas tij, regjistrimi i rastit përbën një hap të rëndësishëm procedural dhe një zhvillim inkurajues në përpjekjen për ta çuar çështjen deri në fund.

“Serbia është angazhuar në spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve, duke i pasivizuar adresat jo vetëm të atyre që punojnë jashtë, por edhe të atyre që jetojnë brenda vendit. Ky pasivizim nuk është simbolik, i detyron shqiptarët të largohen, pasi qytetarët humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftim/pasaportë të re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor, të drejtën e votës, etj. Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare. Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme”, ka shkruar ai.

Përmes të njëjtit postim, avokati u ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të ndjekin të gjitha procedurat ligjore brenda vendit, si hap i domosdoshëm para adresimit të çështjeve në Gjykatën e Strasburgut.

Më shumë nga Lajme

  • 21:17Kaq janë pritjet në pikat kufitare
  • 21:15Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb
  • 21:14Fejza: BIA e Serbisë ka punuar për ta diskredituar Kurtin
  • 21:09​Admirali Wikoff tregon se kush vendos për hapjen e urës së Ibrit për automjete
  • 21:00Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës