Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata merr vendim: 8 vjet burgim për Fatlum Mehmetin për vrasjen e kolegut Lirim Haxholli

GD
Gazeta Demos8 tetor 2025 në 14:44
Gjykata merr vendim: 8 vjet burgim për Fatlum Mehmetin për vrasjen e kolegut Lirim Haxholli

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim ndaj të akuzuarit Fatlum Mehmeti për vrasje me dashje eventuale ndaj kolegut të tij polic, Lirim Haxholli, më 18 shkurt të vitit 2022, në një aheng i cili ishte organizuar në një vilë në Zllatar nga disa zyrtarë policorë.

Ndaj Mehmetit, Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues me 8 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje eventuale”.

Ndaj të njëjtit, do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, teksa me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Fatlum Mehmeti, sipas aktakuzës së ngritur ku thuhet se i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani i ndjeri L.H dhe përreth kolegët e tij.

Në momentin kritik i akuzuari thuhet se ka nxjerrë armën nga beli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohet që ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkakton një të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin L.H. në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakton plagë vdekjeprurëse.

Më shumë nga Lajme

  • 09:26Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy policë gjatë detyrës
  • 09:24“Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim” – Këto janë mesazhet që dha dje Von der Leyen gjatë vizitës në Kosovë
  • 09:04Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë, Hamburgu i nënshtrohet stërvitjes masive të NATO-s
  • 08:58Punonte pa leje në Gjermani, shqiptari arrestohet gjatë kontrollit të Doganës
  • 08:45Dy të arrestuar në Pejë, u sekuestruan dy pistoleta dhe 17 fishekë