Avokati Naim Rudari, i cili është përfaqësues i policit të dëmtuar në rastin “Banjska”, Alban Rashitit, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim ndaj katër dëshmitarëve në këtë rast për deklarim të rremë dhe vepra tjera penale .
Kallëzimi penal është dorëzuar kundër Rade Nedeljkovic, Veljo Ilic, Marko Savic dhe Ivan Filimonovic. Rudari u është referuar datave 22 dhe 24 korrik 2025, kur në gjykatë janë ftuar që të dëgjohen në cilësi të dëshmitarëve dy persona të, që thotë se “kishin parë e kishin mësuar shumë për rastin dhe anëtarët grupit terrorist dhe se ato që dinin i kanë deklaruar më heret në polici e prokurori.”
“Ata, përveç se kishin ndihmuar grupin terrorist që të strehohen në hotelin Rajnska Banja në fshatin Bajnskë, kishin premtuar se personat e armatosur (terroristët) do t’i evidentojnë si punëtorë të hotelit për t’i maskuar që mos të arrestohen, i kanë lejuar që të u japin ndihmë të plagosurve në hotel e më pas duke i zhveshur uniformat për t’i ndërruar me rroba civile ua kanë mundësur largimin nga fshati Bajnskë, kështu këta “dëshmitarë” kanë vendosur edhe në gjykim të DEKLAROJNË RREJSHËM duke mbrojtur kriminelët me dëshminë e tyre e duke u munduar që të mohojnë ato që kishin deklaruar me pare”, ka shkruar Rudari.
