Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjyqtari Abazi: Kërkoj që të mos u mundësohet kthimi gjyqtarëve serbë të dorëhequr, kjo është e rrezikshme

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 11:05
Gjyqtari Abazi: Kërkoj që të mos u mundësohet kthimi gjyqtarëve serbë të dorëhequr, kjo është e rrezikshme

Në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës sot është diskutuar për pikën e 9-të me radhë në të cilën ishte kërkesa e presidencës së Kosovës për t’u marrë vendim në lidhje me dorëheqjet e gjyqtarëve serbë.

Me këtë rast, anëtari, gjyqtari Artan Abazi ka deklaruar se kanë pranuar të gjitha kërkesat e gjyqtarëve serbë dhe stafit administrative  për tërheqjet e dorëheqjeve të tyre sepse të njëjtit kanë shprehur vullnetin të kthehen në sistemin gjyqësorë, por duke pasur parasysh se në vitin 2022 këta gjyqtarë dhe staf administrative e vullnetin e tyre kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme duke njoftuar se tërhiqemi nga sistemi gjyqësorë. Kjo është për të pasur parasysh sikurse publiku dhe gjithë komuniteti në Kosovë, pra janë tërhequr me vullnetin e tyre dhe tani pas 4 viteve paraqesin kërkesë për t’u kthyer në sistemin gjyqësorë.

“Duke pas parasysh këtë gjendje konsideroj që gjyqtari, konkretisht gjyqtarët dhe stafi administrative duke pas parasysh se për katër vite nuk janë në sistemin gjyqësorë, ata kanë humbur edhe aftësinë profesionale për të ushtruar punën e gjyqtarit ngase e dimë se gjyqtarët në Kosovë kanë për obligim të ndjekin vazhdimisht trajnime profesionale për të qenë të gatshëm për të ushtruar profesionin e tyre”,deklaroi Abazi.

Ai tha se duke pas parasysh se ligji i obligon për të qenë të aftë vazhdimisht, e këta kërkojnë tani të kthehen mendoj se absolutisht nuk janë të gatshëm për të ushtruar punën sepse konsideron se tanimë kanë humbur aftësinë për të qenë gjyqtarë në aspektin profesional.

“Nuk kam garanci të them, por disa janë të përfshirë ë aktivitete politike, e një gjyqtar i tillë që merr pjesë në aktivitete politike s’ka vend në gjyqësorin e Kosovës, as sot as kurrë. Madje madje vetëm komunikime për të ndikuar në këshillin gjyqësorë të Kosovës. Nuk ndodhë kjo që anëtarët të koordinohen me politikën se si duhet punuar në Këshill e në gjyqësi, kjo s’do të ndodhë kurrë.Komunikimi me politikën është i ndaluar me ligj. Unë s’mundem të di se si vendoset me i kthy kur nuk dihet çka ka ndodhë në këtë kohë me të. Kërkoj që të mos u mundësohet kthimi në sistemin gjyqësorë sepse do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme e do paraqisnim rrezik.

kanëgjyqtariabazi

Të ngjashme

Nderimet nuk kanë të ndalur për Messin, merr titullin “Doctor Honoris Causa”

Nderimet nuk kanë të ndalur për Messin, merr titullin “Doctor Honoris Causa”

20:03
Lushtaku: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi, kjo është fytyra e Albin Kurtit

Lushtaku: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi, kjo është fytyra e Albin Kurtit

15:20
Kaq ka shkuar numri i të lënduarve nga protesta e mbrëshme - këto janë lëndimet që i pësuan

Kaq ka shkuar numri i të lënduarve nga protesta e mbrëshme - këto janë lëndimet që i pësuan

10:38
Haxhiu: Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë”

Haxhiu: Kurti dhe Sveçla kanë dështuar të arrestojnë Endritin dhe Klestorin për të ia plotësuar dëshirën Serbisë

22:39

Më shumë nga Lajme

  • 00:45Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt
  • 00:45Hamza pas përfundimit të seancës: Ditë e dobishme për Kosovën
  • 00:33Bekim Sejdiu reagon pas zgjedhjes së presidentës
  • 00:29Zgjedhja e Justinës presidente, vjen reagimi i parë nga AAK
  • 00:29Reagon Hykmete Bajrami: Ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje