Gazetari Lirim Mehmetaj bëri të ditur se gjyqtari që dënoi aktivistët e VV-së është edhe nipi i të burgosurës politike, Sevdije Shyti-Azemi
“Sevdija ka qenë e dënuar me dy vjet burg për organizimin e protestave me gratë e fshatit Zhabar në Mitrovicë më 27 mars 1989.”, shkroi Mehmetaj.
Shkrimi i plotë:
“Po më shan se i kam duart e lidhura se vallahi s’kishe ditë as me fol…”
Kjo në foto është Sevdije Shyti-Azemi, halla e gjyqtarit Kushtrim Shyti, që dënoi huliganët e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka e Egzon Azemi, me burgim për nxitje të përçarjes e mos-durimit.
Sevdija ka qenë e dënuar me dy vjet burg për organizimin e protestave me gratë e fshatit Zhabar në Mitrovicë më 27 mars 1989.
Në aktakuzë thuhej se ajo kishte tentuar ta shkatërronte “vëllazërim-bashkimin”.
Dhe kësaj akuze Sevdija i ishte përgjigjur: “Çfarë shteti ashtu kjo Jugosllavia që e shkatërron nji grue e pashkollë e katundare?”
Sevdija, kur kishte marrë vesh për demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe për grevën e minatorëve kishte vendosur të bëhej pjesë e organizimit.
