Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Glauk Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 16:37
​Glauk Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8.

Ai gjatë Konferencës Ndërkombëtare mbi Korridorin e 8-të në Sofje, theksoi se lidhja rajonale nuk është vetëm një imperativ ekonomik, por gjithashtu një shtyllë strategjike e sigurisë.

Postimi i plotë:

Në Sofje, në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, të organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, @vpetrova_mfa, theksova se lidhja rajonale nuk është vetëm një domosdoshmëri ekonomike, por edhe një shtyllë strategjike e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së Bashkimit Evropian.

Theksova rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës në këtë rrjet. Investimet tona në Linjën Hekurudhore 10 dhe hekurudha e planifikuar Prishtinë–Durrës do të forcojnë lidhjet rajonale, do të diversifikojnë rrugët e transportit dhe do të fuqizojnë arkitekturën e sigurisë euroatlantike në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, ngrita çështjen e pengimit të vazhdueshëm nga Serbia të shkëmbimeve të energjisë elektrike me Republikën e Kosovës, pavarësisht afatit të përcaktuar nga @ener_community. Kjo cenon sigurinë energjetike rajonale dhe kërkon veprim të vendosur evropian për të siguruar respektimin e detyrimeve ekzistuese.

Korridori VIII duhet të bëhet më shumë se një vijë në hartë. Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i ndërlidhur kërkon bashkëpunim pa pengesa dhe përfshirjen e plotë të Kosovës.

plotëkosovëskorridorin

Të ngjashme

Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës me qëndrim të qartë për fushatën

Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës me qëndrim të qartë për fushatën

16:18
50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

16:13
BE-ja reagon ndaj miratimit të Ligjit për Specialen: Është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës

BE-ja reagon ndaj miratimit të Ligjit për Specialen: Është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës

16:06
BE reagon sërish: Gjykata Speciale po vendo drejtësi, bazuar në parimin dhe përgjegjësitë individuale penale

BE reagon sërish: Gjykata Speciale po vendo drejtësi, bazuar në parimin dhe përgjegjësitë individuale penale

15:19

Më shumë nga Lajme

  • 17:26Shefi i ri i EULEX-it takon Listën Serbe, Elek ankohet për shtypje të serbëve
  • 17:26Përshkallëzohet protesta para Kuvendit në Shqipëri: Përplasje fizike, gaz lotsjellës dhe bllokim rrugësh
  • 16:47Gjenden armë e pajisje ushtarake në Leposaviq
  • 16:46VV skeptike për Ligjin për Specialen, Nagavci thotë se “kanë dyshime se nuk do sjellë rezultate të mëdha”
  • 16:38Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë