Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Glauk Konjufca: Kosova mbështet lirinë e lundrimit dhe sigurinë ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 20:02
Glauk Konjufca: Kosova mbështet lirinë e lundrimit dhe sigurinë ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë të organizuar nga sekretarja e jashtme britanike, Yvette Cooper, ku diskutuan mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit

Konjufca theksoi rëndësinë e lirisë së lundrimit, mbrojtjes së anijeve civile dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare, duke dënuar sulmet e Iranit dhe duke rikonfirmuar mbështetjen e Kosovës ndaj partnerëve euroatlantikë për stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Sot, me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, mora pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë me mbi 40 Ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Në takim u theksua qartë se liria e lundrimit nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe se koridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk mund të përdoren si instrument presioni. Mbrojtja e anijeve civile dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare janë parime të panegociueshme. Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë ne linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt.Ndërprerjet në këto rrugë jetike nuk janë vetëm çështje rajonale, por prekin drejtpërdrejt ekonomitë dhe stabilitetin e shumë vendeve, përfshirë edhe vendin tonë.

Ato ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, në çmimet e energjisë dhe në sigurinë ekonomike në përgjithësi. Për këtë arsye, veprimi ndërkombëtar është thelbësor për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin normal të këtyre korridoreve strategjike. Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve të saj euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 11:28“Pa hapin e parë nuk ka të dytë”, Tahiri kritikon moskonstituimin e Kuvendit
  • 11:19Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
  • 11:15352 pacientë në QKUK brenda 24 orëve – 17 të lënduar në aksidente trafiku, 3 vdekje
  • 11:11Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital
  • 11:10Rama: Kurti shkeli vendimet e Kushtetueses, përçmoi prokurorët e keqpërdori paranë publike- Kosova s’është pronë e tij