Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pret që gjatë ditës së sotme të përmbyllet procesi i votimit për nënkryetarin e pestë të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kandidatura e Nenad Rashiqit nuk përbën asnjë shkelje të Kushtetutës.
“Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin. Pas tentimeve të deputetëve të Listës Serbe, presim t’i vijë radha Rashiqit. Zgjedhja e tij gjykojmë që nuk përbën shkelje kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë pro për asnjë nga deputetët e Listës Serbe”, deklaroi Konjufca.
