Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

GoFundMe për rastin e dyshuar për mashtrim: Kemi rimbursuar të gjithë donatorët

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 15:09
GoFundMe për rastin e dyshuar për mashtrim: Kemi rimbursuar të gjithë donatorët

Platforma për mbledhjen e fondeve, GoFundMe ka kthyer te dhuruesit të gjitha paratë e mbledhura nga një shtetas i Kosovës, i cili, sipas autoriteteve në Kosovë shtirej se ishte i sëmurë me leukemi akute.

E.A. ditë më parë u arrestua nën dyshime për veprën penale të mashtrimit dhe më 23 nëntor Gjykata Themelore në Gjilan i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji. Sipas autoritetet në Kosovë, përmes GoFundMe, ai mblodhi 162.522 euro.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, GoFundMe tha se ka zero tolerancë për keqpërdorimin e kësaj platforme nga persona që tentojnë të keqpërdorin bujarinë e të tjerëve.

“Ekipi ynë identifikoi keqinterpretimin e fakteve, që bien ndesh me rregullat tona. Si rezultat i kësaj, fushata për mbledhjen e parave është mbyllur dhe të gjithë dhuruesit janë rimbursuar. Asnjë para nuk ka shkuar te organizatori”, tha GoFundMe.

Në ueb-faqen e platformës thuhet se ajo garanton mbrojtjen e të gjitha donacioneve dhe në rast se shohin se diçka nuk është në rregull, kthen të gjitha paratë te dhuruesit.

Paratë e mbledhura, sipas platformës, mbrohen për një vit nga momenti i dhurimit të tyre.

Platforma thotë se rastet e mashtrimit janë të rralla. Por, ekipet e saj të ekspertëve monitorojnë për çdo keqpërdorim apo abuzim të rasteve që raportohen, duke u mundësuar njerëzve që nëse kanë dyshime, t’i raportojnë ato. /REL

gofundmerimbursuargjithë

Të ngjashme

Te Liria të gjithë të bashkuar për ta rikthyer në Superligë

Te Liria të gjithë të bashkuar për ta rikthyer në Superligë

23:56

Më shumë nga Lajme

  • 22:39Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
  • 22:36Haradinaj: Nëse Besiani e di kush ia ka vrarë babain dhe nuk flet, është sikur ta fshehë krimin
  • 22:32"534 mjekë pa punë", Erton Maliqi tregon se prej katër vjetësh nuk po arrin të punësohet si mjek
  • 22:30Kusari-Lila në Tiranë kërkon eliminimin e barrierave tregtare për Kosovën
  • 22:28Haradinaj: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa dhe Fehmi Agani kanë qenë krahu i LDK-së që kanë mbështetur luftëm