Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gorani: Nëse pretendimet e prokurorisë merren parasysh, dënimi i UÇK-së është destabilizim politik i Kosovës

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 21:48
Gorani: Nëse pretendimet e prokurorisë merren parasysh, dënimi i UÇK-së është destabilizim politik i Kosovës

Në një analizë mbi procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, opinionisti Dukagjin Gorani, gjatë paraqitjes së tij në “Rubikon”, ka ngritur alarmin për pasojat e mundshme që mund të prodhojë ligjërimi aktual i prokurorisë.

Gorani tha të jetë tronditur mbi diskursin e përdorur nga prokurorët, duke e përshkruar atë si një fyerje të rëndë ndaj përpjekjes çlirimtare.

“Sot, njëri prej këtyre prokurorëve, fjalime e të cilët i përjetojsha si poshtërime personale, thotë: ‘Zoti Rexhep Selimi, përveç që është marrë me furnizim të armatimit, ka vendos edhe me sulmu një stacion të Policisë’. Merre me mend, një gjykatës që pretendon ta përfaqësoj Republikën e Kosovës,” deklaroi Gorani.

Përtej indinjatës emocionale, Gorani u ndal edhe te tendenca për të vendosur shenjën e barazimit mes agresorit shtetëror dhe gueriles çlirimtare. Sipas tij, nëse kjo logjikë juridike legjitimohet përmes verdikteve, pasojat do të jenë afatgjata dhe dërrmuese.

“Në fund ti e sheh se po qe se vazhdohet kjo logjikë, e unë shumë shpresoj që nuk do të vazhdohet edhe pse kam frikë që mundet, ne do të vijmë në situatë kur barazimi i jonë, barazimi i përgjegjësisë tonë me përgjegjësinë e agresorit, do ta destabilizon politikisht vendin tonë,” paralajmëroi ai.

Gorani pati një parashikim të zymtë për të ardhmen politike të vendit në rast të një verdikti dënues që legjitimon narrativën e prokurorisë.

“Nëse pretendimet e prokurorisë edhe pjesërisht merren parasysh, dënimi i UÇK-së është destabilizim politik i Republikës së Kosovës. Nëse sot dënohet UÇK-ja, jo vetëm shtetësia e këtij vendi, por stabiliteti politik i këtij vendi për periudhën që vjen do të jetë në rrezik dhe do të fillon të shkërmoqet,” tha ai.

DUKAJGIN GORANI

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil