Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Grabiti marketin dhe shtyu të miturin të kryente vjedhje, arestohet 21-vjeçari në Tiranë

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 13:05
Grabiti marketin dhe shtyu të miturin të kryente vjedhje, arestohet 21-vjeçari në Tiranë

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Përsëritësi”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S. K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market.

Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht:

-vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market; -vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.

Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.

Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Lajme

  • 10:28Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
  • 09:30Raportohet se i arrestuarit për spiunazh, u prit në takim nga kryeministri Kurti
  • 09:26Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin