Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot rreth orës 17:15, përmes linjës zyrtare telefonike policia ka pranuar informatën për një rast të ndodhur në një objekt afarist në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Gjakovë.
“Njësitet policore reaguese i janë përgjigjur menjëherë rastit me të marrë informatën, me ç’rast nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje”, tha Krasniqi.
Aktualisht, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
