Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Grabovci: “Prontoja” dhe audio-incizimet e Halil Thaçit janë të pakrahasueshme, pafytyrësia e këtyre s’ka kufij

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2026 në 20:39
Grabovci: “Prontoja” dhe audio-incizimet e Halil Thaçit janë të pakrahasueshme, pafytyrësia e këtyre s’ka kufij

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka komentuar në emisionin “Java” krahasimet që po bëhen mes audioincizimeve të publikuara së fundmi, ku kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, flet për punësime në KEK, dhe rastit të njohur si “Pronto”.

Grabovci i ka cilësuar këto krahasime si të pabaza, duke thënë se rasti i tij ishte përdorur për qëllime diskreditimi.

“Paftyrësia e këtyre njerëzve nuk ka kufij. Kjo është diçka e pakrahasueshme. Unë kam qenë i bindur se pse ka ndodh ‘Prontoja’, qëllimi ka qenë diskreditimi, por kam bërë thirrje publike se kam qenë i gatshëm të përballem me ligjin”, ka deklaruar Grabovci.

Ai ka thënë se në audioincizimet e publikuara në kuadër të rastit “Pronto” nuk dëgjohen kërkesa për kushtëzime me vota apo para.

“E them me krenari të plotë se kurrë në ato audio-incizime s’kam dëgju dikë duke kërku kushtëzim me votë, me para… Janë biseda që janë ba se kush mund të konkurojë dhe kush jo”, ka thënë ai në “Java” në Kanal 10.

Grabovci ka thënë se është e drejtë që një parti politike, pasi ta marrë pushtetin, të punësojë njerëz që i konsideron të përshtatshëm, por jo duke u bërë padrejtësi të tjerëve.

“Për mua është shumë normale nëse një parti e merr pushtetin dhe i punëson njerëzit e vet, por jo me ba padrejtësi ndaj të tjerëve”, ka thënë Grabovci.

Ndryshe, audioincizimet e publikuara së fundmi, të cilat lidhen me kryetarin e Obiliqit, Halil Thaçi, kanë nxitur reagime dhe diskutime për ndërhyrje të mundshme në punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ndërsa “Pronto” i referohet përgjimeve telefonike të publikuara në vitin 2016, ku dëgjoheshin zyrtarë të PDK-së duke diskutuar për emërime dhe punësime në institucione publike. /Gazeta10/

grabovcihalilthënë

Të ngjashme

Grabovci: Nëse mbetet kjo akuzë çfarë kuptimi ka jeta ime

Grabovci: Nëse mbetet kjo akuzë çfarë kuptimi ka jeta ime

20:04
Adem Grabovci: Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, çdo gjë në Kosovë ka degraduar

Adem Grabovci: Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, çdo gjë në Kosovë ka degraduar

19:55
Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

21:35
Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

20:12

Më shumë nga Lajme

  • 20:58Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë viziton Bajqinovcin
  • 20:36Shiroka Pula, në Ballon e Marinsave Amerikanë: Për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
  • 20:30Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
  • 20:24Mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët në Tiranë- Kosha mbeturinash e tabela reklamash të djegura nga protestuesit
  • 20:23Bora e madhe në Kroaci, bllokohen automjetet në autostradë