Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri, deklarohet policia

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 11:08
Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri, deklarohet policia

Mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicë të Veriut, janë vendosur grafite me përmbajtje të hapur kërcënuese dhe urrejtjeje kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në murin e një ndërtese. Ajo që është shkruar, në shqip përkthehet: “Me të aguar, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani. Ai tha se nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rast “kanosje”. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.

Rreth këtij rasti policia ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se hetimet kanë nisur.

“Raportohet se në muret e një ndërtese persona të panjohur kanë shkruar një grafit në gjuhën serbe me përmbajtje të veprës penale ‘kanosje’. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet e hetuesisë”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Pamjet trishtuese nga protesta në Tiranë, pezullohen policët që e bartnin për gjymtyrë një protestues me këmbë të thyer
  • 22:53Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik
  • 22:28Ky raportohet se është serbi i arrestuar në Fushë Kosovë, që kërcënoi banorët se “do t’i hidhte në erë”
  • 22:19Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat