Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gratë ish-luftëtare të UÇK-së kërkojnë liri për çlirimtarët

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 20:32
Gratë ish-luftëtare të UÇK-së kërkojnë liri për çlirimtarët

Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë protestuar disa gra ish-luftëtare të UÇK-së, veterane dhe dëshmitare të historisë, të cilat kanë ngritur zërin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Me mesazhin e qartë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte një përpjekje e përbashkët për liri, protestueset theksuan se gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk është thjesht një proces individual, por një gjykim ndaj vetë historisë së Kosovës.

Veterania e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shyhrete Kastrati, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nuk mund të ndahen nga bashkëluftëtarët me të cilët ndanë luftën dhe fatin e Kosovës.

Në fjalimin e saj, Kastrati tha se gratë veterane, bashkëluftëtare dhe dëshmitare të historisë dolën për të kërkuar drejtësi dhe për të dëshmuar se edhe ato ishin pjesë e luftës çlirimtare.

“Ne luftuam bashkë, ne e fituam lirinë bashkë. Sot nuk kemi dalë në shesh vetëm për të kërkuar drejtësi, por edhe për të dëshmuar se edhe ne ishim aty, bashkë me ata të cilët sot po gjykohen dhe po mbahen në Hagë”, tha Kastrati.

Ajo theksoi se gratë ishin pjesë e të gjitha proceseve gjatë luftës, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë politik. Sipas saj, ato ishin në frontet e luftës, në spitalet ushtarake në male, në rrugët e Kosovës dhe pranë popullit në ditët më të vështira.

Kastrati tha se pjesëtarët e UÇK-së, me vullnet të lirë, i thanë jo robërisë dhe nënshtrimit serb, duke sakrifikuar rininë, familjen dhe jetën për një Kosovë të lirë.

“Duke qenë pjesë e së njëjtës luftë, bashkëluftëtarët tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që sot po gjykohen në Hagë, i bëjmë me dije se ne luftuam, sakrifikuam dhe rrezikuam bashkë për të njëjtin qëllim: lirinë e Kosovës”, u shpreh ajo.

Sipas saj, procesi në Hagë nuk është vetëm proces ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, por prek të gjithë ata që ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

Kastrati tha se aty po preket një pjesë e historisë së Kosovës dhe e luftës çlirimtare. Ajo shtoi se padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së është dhimbje për ta, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që luftuan për lirinë e vendit.

Të shtunën u mbajt marshi për liri në Prishtinë, në prag të verdiktit final për ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

uçk-sëgratëkosovës

Të ngjashme

A ka mundësi të lirohen ish-krerët e UÇK-së, nëse përdoren kriteret e gjyqit si ndaj Ramush Haradinajt, flet avokati Koci

A ka mundësi të lirohen ish-krerët e UÇK-së, nëse përdoren kriteret e gjyqit si ndaj Ramush Haradinajt, flet avokati Koci

09:50
Në prag të vendimit historik, marshohet sot në Shkup për katërshen e UÇK-së

Në prag të vendimit historik, marshohet sot në Shkup për katërshen e UÇK-së

07:41
“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë

“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë

23:31
Verdikti i Speciales, Paçarizi: Cilido lloj i politizimit është i pavend

Verdikti i Speciales, Paçarizi: Cilido lloj i politizimit është i pavend

22:43

Më shumë nga Lajme

  • 10:55“Erdha si fëmijë për babin, u ktheva 17 vjet më vonë për shokët e tij”, djali i Limajt: Padrejtësia ishte e njëjtë
  • 10:53“Përgjithmonë UÇK”, Krasniqi para vendimit në Hagë: Historia nuk mund të rishkruhet
  • 10:37Vendimi për ish-krerët: Ky është linku i transmetimit LIVE të seancës së nesërme
  • 10:27Gjykimi nesër në ora 10:00, Gjykata Speciale del me detajet e fundit
  • 10:26Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me paisjet elektronike