Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 17:25
Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit.

Eurostat raporton se gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 82.5 vite, ose rreth 4 vite më shumë sesa burrat. Jetëgjatësia më e lartë e popullsisë shqiptare është në jug, ndërsa më e ulëta në veri.

Jetëgjatësia e shqiptarëve është më e lartë në zonat jugore dhe ato qendrore. Sipas Eurostat, në zonat jugore të Shqipërisë ajo arrin në 80.77 vite, me një diferencë shumë të ngushtë prej 80.74 vite në zonat qendrore.

Ndërsa përsa i përket veriut, jetëgjatësia është më e ulët, përkatësisht 79.2 vite.

Përsa i përket diferencave gjinore, gratë shqiptare jetojnë mesatarisht 82.5 vite, ndërsa burrat 78.6 vite. Mesatarja e jetëgjatësisë së shqiptarëve është 80.5 vite, ose gati 1 vit më e ulët sesa mesatarja europiane, e cila llogaritet të jetë 81.5 vite.

Jetëgjatësia në Europë u ul në vitin 2020 (80.4 vite) dhe 2021 (80.1 vite) për shkak të pandemisë COVID-19, por që atëherë është rikuperuar dhe ka arritur vlera më të larta se në vitin 2019, kur ishte 81.3 vite.

Në nivel rajonal, 4 rajone arritën jetëgjatësinë prej 85 vite ose më shumë: rajoni spanjoll i Madridit (85.7 vite), rajonet italiane të Trentos dhe Bolzanos, si dhe kryeqyteti suedez, Stokholm (85.0 vite)./Tv Klan

GRATE

Më shumë nga Lajme

  • 22:14Ngjarjet në Kuvend, Prokuroria thotë se u kërcënua një polic – autorizon policinë t’i sigurojë pamjet
  • 22:06Kadaj-Bujupi: Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike
  • 21:58OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor
  • 21:50Ramadani për personin e arrestuar: S’është mërgimtar, Haxhiu dhe Dehari do të japin përgjegjësi që e lanë të hyjë
  • 21:49Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar? Çitaku tregon