Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos.
Ndërmarrja Trainkos ka njoftuar se treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndalojë në Fushë-Kosovë, pasi Infrakos pritet të ndërpresë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore në orën 08:00.
Sipas njoftimit, pas këtij treni, të gjitha linjat e tjera do të pezullohen deri në normalizimin e situatës.
Trainkos ka kërkuar mirëkuptim nga udhëtarët, duke theksuar se shërbimet e transportit hekurudhor do të rikthehen sapo të krijohen kushtet.


