Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gripi sezonal, ISHP apelon për masa higjienike

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 21:47
Gripi sezonal, ISHP apelon për masa higjienike

Temperaturat e ulëta dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura po ndikojnë në përhapjen e viruseve, ndërsa qendrat shëndetësore raportojnë një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të kryejnë vaksinimin kundër gripit, si mënyra më efektive për të shmangur komplikimet, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Instituti i Shëndetit Publik apelon për masa shtesë higjiene dhe shmangie të kontakteve të ngushta në ambiente të mbyllura.

Me afrimin e muajve të ftohtë, vendi po përballet me shtim të ndjeshëm të rasteve me grip sezonal.Temperaturat e ulëta, qëndrimi i gjatë në ambiente të mbyllura dhe qarkullimi i viruseve e kanë rritur ndjeshëm numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore.

Mjekët familjarë thonë se simptomat më të shpeshta të gripit sezonal janë temperatura e lartë, dhimbja e kokës, kollitja, dhimbja e fytit dhe lodhja e përgjithshme. Edhe pse në shumicën e rasteve gripi kalon pa komplikime, ai mund të paraqesë rrezik për personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe për fëmijët e vegjël.Greda shpjegon se vaksinimi kundër gripit është mënyra më e sigurt për të parandaluar format e rënda të sëmundjes. Sipas saj, vaksina ndihmon trupin të krijojë mbrojtje ndaj viruseve që qarkullojnë çdo vit, duke ulur ndjeshëm mundësinë e komplikacioneve.

Sipas ekspertëve shëndetësorë interesimi për vaksinën është I shtuar dhe moshat që vijnë më së shumti janë mbi 60 vjeç, gjithashtu numri I të vaksinuarve mbetet thuajse i njëjtë me atë të viteve të kaluara.Ndërkaq Instituti i Shëndetit Publik, në një njoftim apelon për kujdes të shtuar, duke mbajtur higjienën personale, ajrosjen e ambienteve të mbyllura dhe shmangien e kontakteve me persona të sëmurë.

gripi

Më shumë nga Lajme

  • 09:05Çitaku: Albin, eja në Kuvend, votoje ligjin, mos nxit – mos provoko
  • 08:38Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?
  • 08:17Ish-pjesëtari i UÇK-së: Pak minuta pas postimit të Dejona Mihalit, truproja personale e saj dhe urdhëra për t'i sulmuar veteranët në protestë
  • 08:14Çka i tha LDK-së Xhafer Gashi në postimin ku njoftoi për dorëheqje?
  • 07:56U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë