Përparim Gruda nga PDK-ja, ka reaguar ndaj deklaratave të Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se pushteti nuk po dëshiron marrëveshje politike me opozitën. “Opozita nuk i voton pushtetit pa marrëveshje. Ku keni parë këtë? Kush e solli këtë rregull?”, deklaroi Gruda.
Ai tha se për postet kryesore shtetërore duhet të ketë dakordim politik ndërmjet partive.
“Duhet marrëveshje politike për tri postet kryesore. Nuk doni marrëveshje politike”, u shpreh ai.
Sipas Grudës, qeveria duhet të kërkojë votën mbi bazën e rezultateve konkrete në qeverisje.
“Qeveria, të nderum qytetarë, thotë ma jepni votën mu masi e kam qeverisë katër vite. Çka premtojmë ne është rezultat konkret në qeverisje, mi rrit rrogat, me i hjek TVSH produktet bazë, me fol për qytetarin e jo për njeriun”, tha ai.
Ai kritikoi edhe qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se fokusi është zhvendosur tek debatet politike dhe jo tek qytetarët.
