Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur mundësi të bëjë Qeverinë e re, por me marrëveshje.
Sipas saj, këtë nuk ka zgjedhur ta bëjë partia ku ajo bën pjesë.
Duke i replikuar deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, ajo tha se VV nuk bën pazare, që sipas saj, siç ka bërë Partia Demokratike e Kosovës dhe parti të tjera.
Madje, ajo i replikoi Grudës rreth seancës së jashtëzakonshme për buxhetin e Kosovës, ku sipas saj, ligji e lejon të thirret një e tillë, por deputeti i PDK-së kundërshton këtë.
