Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruda: Është absurde t’i kërkohet Kushtetueses të interpretojë interpretimin

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 13:27
Gruda: Është absurde t’i kërkohet Kushtetueses të interpretojë interpretimin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se do të ishte absurde nëse Gjykatës Kushtetuese do t’i kërkohej të interpretonte edhe një herë interpretimin e saj paraprak lidhur me çështjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Gruda, i cili po qëndron në sallën e Kuvendit së bashku me deputetët e PDK-së dhe Aleancës, të cilët po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, ka thënë se çështja tashmë është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne kemi bërë opozitë institucionale me vite, kemi fituar raste në Gjykatë, lënda e konstituimit ka shkuar Gjykatë. S’mund të shkojmë edhe një herë për të interpretuar interpretimin. Është absurd që s’merr fund kurrë. Asnjë kushtetutë evropiane nuk përcakton pasoja për moskonstituim. Kushtetuta gjermane, franceze, italiane përcaktojnë afatin për konstituim. Ajo gjermane e ka njëjtë 30 ditë, nuk thotë cila janë pasojat”, ka thënë Gruda nga salla e Kuvendit.

Ai ka kritikuar edhe deklaratën e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, se nuk parashihet ndonjë pasojë për moskonstituimin e Kuvendit.

Gruda e ka krahasuar këtë qëndrim me shprehjen:“Nuk është marre me vjedhë, por marre me të zënë duke vjedhë”.

grudainterpretiminabsurde

Të ngjashme

“Nuk i falet skenës politike", Gruda kërkon nga Qeveria procedimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

“Nuk i falet skenës politike", Gruda kërkon nga Qeveria procedimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

11:42

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun