Propozuesi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Përparim Gruda,  ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila tashmë ka nisur.

Gruda ,në emër të grupit parlamentar të PDK-së, paraqiti përmbledhjen e Projektligjit, duke thënë se për publikun në Kosovë është e njohur historia e Gjykatës Speciale në Hagë.

Siç tha ai, Gjykata Speciale u themelua mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt, ndërsa proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, sipas tij, nuk kanë vërtetuar pretendimet për trafikim të organeve.