Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

GD
Gazeta Demos15 maj 2026 në 19:34
Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Ish-deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në Skenderaj.

Ai ka thënë se ajo “nuk është rastësi”, por pasojë e një klime të krijuar ndër vite nga partia në pushtet, dhe se sipas tij, gjuha e urrejtjes, linçimet publike, fyerjet dhe provokimet politike janë shndërruar nga “politikë partiake” në “politikë shtetërore”.

Gruda ka thënë edhe se, një Kosova e përçarë e tensionuar është vetëm në interes të Serbisë.

Postimi i plotë:

Ngjarja në Skenderaj nuk është rastësi. Ajo është pasojë direkte e një klime të helmuese që është ndërtuar me vite të tëra nga partia në pushtet përmes gjuhës së urrejtjes, linçimeve publike, fyerjeve dhe provokimeve më të ulëta.Me vite me radhë kjo ka qenë politikë partiake e LVV-së, sot, fatkeqësisht, është shndërruar në politikë shtetërore.

Kur urrejtja kultivohet çdo ditë, kur kundërshtari trajtohet si armik, kur baltoset çdo vlerë kombëtare, institucionale e njerëzore, atëherë tensioni dhe përplasja bëhen të pashmangshme. Ky është një investim i rrezikshëm kundër Kosovës, kundër demokracisë dhe kundër të ardhmes sonë.Një Kosovë e përçarë, e tensionuar dhe e mbushur me urrejtje është vetëm në interes të Serbisë. Dhuna nuk duhet të ketë vend në politikë, asnjëherë. Por nuk mund të barazohet një reagim i çastit me një strategji të ndërtuar prej vitesh për të nxitur përçarje, konflikt dhe degradim të jetës publike në Kosovë.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi
  • 22:16Vrasja e Jusuf Gërvallës, Buxhovi: Mbeti çeshtje e padefinuar nga drejtësia gjermane