Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruda: Nuk jemi pishman që nuk kemi shkuar në takim, Kurti nuk ka ndryshuar asgjë

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 21:15
Gruda: Nuk jemi pishman që nuk kemi shkuar në takim, Kurti nuk ka ndryshuar asgjë

Përparim Gruda nga PDK-ja, ka deklaruar se PDK-ja nuk është penduar për vendimin që të mos marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.Gruda tha se vendimi nuk është marrë me ngut, pa diskutim apo si rezultat i ndonjë inati, por është një qëndrim i menduar i partisë.

“Nuk jemi pishman, sepse kjo nuk është një përgjigje e marrë me ngut, as pa një diskutim dhe as si rezultat i ndonjë inati. Përgjigjja ‘jo’ është fare e thjeshtë, sepse nuk ka ndryshuar asgjë para zgjedhjeve të 7 qershorit”, ka deklaruar Gruda ne emisionin “Debat Plus”.Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me të njëjtat kërkesa dhe ambicie politike edhe pas takimeve me partitë opozitare.

“Zoti Kurti i ka shfaqur të njëjtat pritje dhe ambicie. Ai po do t’i marrë të gjitha pushtetet, përfshirë edhe postin e presidentit. Po përpiqet të krijojë përshtypjen se po e ndan pushtetin me opozitën, por nuk po e ndan atë”, ka thënë GRUDA.

Ai ka kritikuar procesin e takimeve politike, duke e cilësuar si një veprim që, sipas tij, synon vetëm krijimin e lajmeve.

“Ne nuk kemi nevojë të marrim pjesë në një teatër politik, ku shkohet në takime vetëm për të prodhuar lajme që i duhen Kurtit”, është shprehur ai.Gruda ka thënë se PDK-ja nuk është për një marrëveshje që, sipas tij, do t’i jepte Kurtit kontroll mbi të gjitha institucionet, por as për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

“Ne nuk shkojmë të negociojmë me një njeri që i do të gjitha pushtetet, por as nuk duam ta çojmë Kosovën në zgjedhje. Ne qëndrojmë me opozitën dhe do të negociojmë me të tjerët”, ka përfunduar Përparim Gruda.

grudakurtijemi

Të ngjashme

Syla: Kurti po i frikësohet protestave për ish-krerët e UÇK-së

Syla: Kurti po i frikësohet protestave për ish-krerët e UÇK-së

22:36
Kurti në Ditën e Boshnjakëve: Kontribut i çmuar në historinë dhe të ardhmen e Kosovës

Kurti në Ditën e Boshnjakëve: Kontribut i çmuar në historinë dhe të ardhmen e Kosovës

20:35
Kurti në Kuvend dy orë para seancës, nuk flet për takimin e së dielës më Bedri Hamzën

Kurti në Kuvend dy orë para seancës, nuk flet për takimin e së dielës më Bedri Hamzën

09:38
Kurti bën përmbledhje të vizitës në SHBA: Në fokus drejtësia, siguria dhe e ardhmja euro-atlantike

Kurti bën përmbledhje të vizitës në SHBA: Në fokus drejtësia, siguria dhe e ardhmja euro-atlantike

20:41

Më shumë nga Lajme

  • 07:21Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar