Deputeti i PDK, Përparim Gruda, foli mbi gjykimin që po u bëhet krerëve të UÇK-së, ku sipas tij gjykata speciale është krijuar me bindje se do të ketë drejtësi dhe jo për padrejtësi.
Sakaq, ai theksoi se më datë 17 shkurt do të organizohet një protestë kundrejt padrejtësisë që po u bëhet krerëve në Hagë, ku theksoi se pjesëmarrja pritet të jetë rreth 200 mijë njerëz nga e gjithë bota ku ka shqiptarë.
“E gjithë partia demokratike ka pasur pakënaqësi të mëdha për sjelljen e qeverisë për këto pesë vite. Nuk kanë qenë në nivelin e duhur kujdesi i shtetit të Kosovës ndaj njerëzve që kanë udhëhequr luftën e Kosovës,
Ky ka qenë një detyrim që ka pasur Kosova. Nuk jemi të kënaqur sepse, siç e dimë, Kosova ka pasur edhe problem me financimin e mbrojtjes së të akuzuarve sepse ka kushtuar shumë. Nuk kemi pasur mbështetje në nivelin e duhur.
