Shqiptar Gubetini, veprimtar i vjetër i PDK-së ka kërkuar që Fatmir Limaj ti bashkohet listës së PDK-së.
Ai deklaroi se në këto momente kur UÇK-ja po përballet me sfidën më të madhe, bashkimi i tij me PDK-në do ti motivonte, do ti fuqizonte dhe do t’i jepte vendit sigurinë që i duhet.
“Sot, duke parë nga afër betejën e së vërtetës për luftën e UÇK-së, e ndjej më shumë se kurrë se vendi ynë ka nevojë për bashkim, jo përçarje.
Gjenerali Wesley Clark foli qartë për drejtësinë e luftës sonë. Po aq qartë duhet të flasim edhe ne sot, këtu, në Kosovë.
Koha që po jetojmë është e rëndë.
Liderët tanë të luftës dhe të PDK-së janë në Hagë.
Dhe pikërisht sot kërkohet unitet, vendosmëri dhe përgjegjësi.
Si veprimtar i vjetër i PDK-së, unë besoj se ky është momenti që partia jonë të tregojë maturi dhe vizion.
Është koha të bashkohemi, jo të ndahemi.
Është koha të forcohemi, jo të dobësohemi.
Prandaj e them hapur:
Hyrja e Fatmir Limajt në listën e PDK-së do të ishte një forcim historik.
Limaj ka qenë dhe mbetet një prej figurave kyçe të luftës, një zë i fortë për drejtësinë dhe të vërtetën.
Në këto momente kur UÇK-ja po përballet me sfidën më të madhe, bashkimi i tij me PDK-në do të na motivonte, do të na fuqizonte dhe do t’i jepte vendit sigurinë që i duhet.
