Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati bën thirrje për marshin e 1 tetorit: Të mbushet sheshi Skënderbeu

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 19:40
Gucati bën thirrje për marshin e 1 tetorit: Të mbushet sheshi Skënderbeu

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e paralajmëruar për 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gucati tha se kërkesat e paraqitura në konferencën e sotme për media janë të arsyeshme, ndërsa theksoi se është kërkuar nga deputetët që të iniciohet plotësimi dhe ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.

Gucati tha se, nëse kjo çështje nuk futet në rend dite dhe nuk procedohet në Kuvend, sipas tij, protestat në rrugë do të jenë të pashmangshme.“Rruga nuk është ajo që e preferojmë shumë, nuk kemi dëshirë, por po vjen momenti që të dalim në rrugë”, tha Gucati.

Ai u bëri thirrje veteranëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit të 1 tetorit.Gucati tha se thirrja u drejtohet edhe shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Shpresoj dhe besoj se do të dimë të protestojmë ashtu siç na ka hije, në mënyrën më të mirë të mundshme, të qetë. Të mbushet sheshi me njerëz që të vijnë të shprehin pakënaqësitë e veta”, u shpreh ai.

gucatithirrjemarshin

Të ngjashme

Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë

Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë

08:34
Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

19:17

Më shumë nga Lajme

  • 20:57Nata e 14-të, sheshi “Skënderbeu” mbushet sërish në mbështetje të çlirimtarëve
  • 20:21Postimi për vendimin e Hagës/ Krasniqi i bën thirrje ambasadorit britanik: Verifikoni faktet!
  • 20:20Java e fundit : President apo zgjedhje, veç edhe 7 ditë
  • 20:20Kryesia e Aleancës diskuton vendimin e Hagës dhe çështjen e presidentit
  • 20:09Ndërpritet ndeshja e Superkupës në basketboll