Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 19:17
Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) e ka mirëpritur deklaratën e miratuar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë në emisionin “Ditari” në Tëvë1 se është pozitive që spektri politik është bashkuar rreth kësaj deklarate.

Megjithatë, ai ka theksuar se tani presin të shohin se kur do të procedohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Për ne si OVL është e pranueshme deklarata e sotme e miratuar në Kuvendin e Kosovës. Ne e kemi mirëpritur dhe është mirë që spektri politik është bashkuar për këtë deklaratë. Por, do ta shohim tash se për sa ditë do të jetë plotësim-ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne do të presim në ditët në vijim dhe shpresojmë se shumë shpejt do të ndodhë edhe ajo, por mbetet të shihet”, ka deklaruar Gucati.

I pyetur nëse pret që partitë politike të jenë të unifikuara edhe për nismën e PDK-së, përkatësisht për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Gucati ka thënë se Kosova ka nevojë për unitet politik.

“Ne kemi nevojë si komb që të unifikohemi, duke e parë se në çfarë gjendje jemi për momentin, si shtet edhe si komb, pas dënimit me 81 vjet burgim të ish-krerëve të UÇK-së. Unë shpresoj dhe besoj që spektri politik do të bashkohet, të ketë unifikim dhe mendimet t’i kenë së bashku për Gjykatën Speciale”, është shprehur ai.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Qeveria do të hartojë një strategji shtetërore për korrigjimin e verdiktit të Speciales, në bashkëpunim me aleatët, Gucati ka thënë se pret që Kurti ta bëjë publike këtë strategji.

“Ne po e presim Kurtin ta tregojë strategjinë e tij. Ai ende nuk e ka shpalosur dhe unë nuk e di se çfarë shkruan në atë strategji dhe cilat do të jenë veprimet e tij në ditët në vijim. Por, gjithsesi, ne si shoqata të dala nga lufta e mirëpresim çdo iniciativë të çdokujt që është në të mirën e UÇK-së dhe të Kosovës”, ka thënë Gucati.

Sa i përket mundësisë së unifikimit të spektrit politik edhe për procesin e apelit, Gucati ka shprehur shpresën se vendimet do të ndryshojnë në instancën e apelit.

“Ajo aktakuzë është e fabrikuar dhe me dokumente të marra nga Serbia. E di, sepse unë vetë kam qenë atje në burg për katër vjet. Unë shpresoj që të gjitha do të rrëzohen në apel, por gjithmonë, nëse ne jemi të unifikuar rreth kësaj të keqeje që na ka ndodhur ne si komb, apo mund të them si UÇK”, ka deklaruar ai.

specializuaragucatiligjit

Të ngjashme

Gucati për grupin punues për ish-krerët e UÇK-së: Do të ishte mirë të kishte edhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta

Gucati për grupin punues për ish-krerët e UÇK-së: Do të ishte mirë të kishte edhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta

23:00

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Rrahmani: Habiba, Albini Kodin Civil ua paska qitë në diskutim publik – aty qenka edhe martesa burrë me burrë
  • 13:16Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar
  • 13:06Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj, eksporti nuk arriti 1 miliard
  • 13:04Presidentja nderon 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit: Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar
  • 13:03Arianit Koci sfidon deklaratën e Kurtit për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: A e njihni qoftë edhe një prej tyre?