Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar dje statistikat e mirëqenies sociale për muajin dhjetor të vitit 2025, sipas të cilave në disa skema të pensioneve numri i përfituesve ka rënë, ndërkohë që në disa të tjera numri i përfituesve është rritur krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, Sipas ASK-së, numri i veteranëve përfitues është rritur për 985 për një vit ose me 2.7 për qind. Nga 36 mijë e 990 veteranë në listën e përfituesve në dhjetorin e vitit 2024 në dhjetorin e vitit 2025 në listë ishin 37 mijë e 975.
Lidhur me këtë ka folur kreu i OVL-UÇK’së Hysni Gucatin, i cili ka shpjeguar se pse ka ndodhur shtimi i numrit të veteranëve.
Sipas Gucatit shtimi i numrit të veteranëve ka të bëjë me personat që kanë dalur në pension dhe që kanë dashur ta marrin pensionin e veteranit dhe jo atë që i takonte për shkak të shumës më të madhe.
“Shtimi i numrit të veteranëve ka ndodhur sepse personat që kanë punuar dhe kanë dalur në pension, ata kanë dashur që ta marrin pensionin e veteranit, që është më i madh sesa ai që ka punuar punë. Dhe kjo është arsya pse është shtuar numri, nuk është shtu numri pse është fut dikush në listë të veteranëve. Është shtu nga personat që kanë punuar në sektorin privat dhe publik dhe që janë pensionuar , kjo është arsya.”, tha Gucati për Periskopi.
