Partia GUXO, ka njoftuar se kanë kuptuar përmes mediave dhe rrjeteve sociale se deputeti Haxhi Avdyli ka thënë dorëheqje nga PArtia Guxo.
Ata e kanë pranuar këtë dorëheqje, dhe e kanë falënderuar Avdylin për rrugëtimin e përbashkët dhe kontributin e tij, ndërsa i kanë dëshiruar shëndet dhe suksese.
Guxo ka reaguar edhe ndaj arsyes që ai ka dhënë për dorëheqjen, e që ka thënë se është linçimi publik i është bërë Presidentes Vjosa Osmani.
“Në fund, për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës. Partia Guxo angazhohet me ngulm për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet në vend duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit”, kanë thënë nga GUXO.
Postimi i plotë: