Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haddad për KiE-në: Franca do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 10:24
Haddad për KiE-në: Franca do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit

Ministri i Deleguar për Evropën i Republikës së Francës, Benjamin Haddad, në konferencën për media pas takimit me ministrin e Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Para mediave, Haddad u shpreh i lumtur që ndodhet në Kosovë, duke e cilësuar vizitën si dëshmi të miqësisë së kahershme mes dy vendeve.

“Kam kënaqësinë që jam sot në Prishtinë si mik personal i Kosovës dhe si përfaqësues i presidentit Emmanuel Macron. Përtej miqësisë sonë, marrëdhëniet mes Francës dhe Kosovës janë të kahershme. Mbështetja jonë ka qenë gjithmonë e qëndrueshme dhe unë e konsideroj veten mik të Kosovës prej shumë vitesh”, tha Haddad.

Ai theksoi se kjo vizitë synon t’i japë një shtysë të re bashkëpunimit mes Francës dhe Kosovës, duke hapur mundësi për thellimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme.

“Jemi të gatshëm që të përkrahim financiarisht Kosovën edhe në fusha të tjerë”.

Haddad foli edhe për aspiratat ndërkombëtare të Kosovës, duke nënvizuar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës ishte pjesë e diskutimeve me zyrtarët kosovarë.

“Gjithashtu edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, kemi diskutuar edhe mbi këtë. Do të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt”, deklaroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 22:24Nipi i Fahri Fazliut në natën e 11-të të protestës: Kërkojmë drejtësi dhe dinjitet për çlirimtarët tanë
  • 21:36Haziri në protestën në shesh: “Politikanë, mos e trashni turpin – veproni!”
  • 21:33“Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë” - protestuesja me mesazh në protestën për çlirimtarët
  • 21:31“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh
  • 21:00Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra