Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haga arrin marrëveshje me Belgjikën: Të dënuarit e Speciales mund t’i vuajnë dënimet në burgjet belge

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 15:16
Haga arrin marrëveshje me Belgjikën: Të dënuarit e Speciales mund t’i vuajnë dënimet në burgjet belge

Gjykata Speciale ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Belgjikën për zbatimin e dënimeve.

Sipas kësaj marrëveshje, personat e dënuar nga Specialja mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton Specialja dhe miratimit të Belgjikës.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e DHSK-së për të kryer mandatin e vet.”, ka deklaruar Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Ajo ka ftuar edhe shtetet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull.

Shefi i Autoritetit Qendror të Belgjikës ka deklaruar se “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dëshirojmë të shprehim mbështetjen e Belgjikës ndaj DHSK-së dhe drejtësisë ndërkombëtare në tërësi. Me këtë marrëveshje, Belgjika tregon angazhimin e vet të palëkundur ndaj funksionimit të plotë të DHSK-së, sipas marrëveshjes midis BE-së dhe Kosovës.”

Më shumë nga Lajme

  • 14:01Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës
  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve
  • 13:48Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
  • 12:54Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj
  • 12:38Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues