Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit E. Hajdari, u shpreh se Komorani ka vulosur mbështetjen për PDK-në, duke e quajtur këtë zë qytetar si fuqinë më të madhe të fushatës.
“Veç PDK-ja e çon në këmbë Komoranin dhe veç qytetari e çon në këmbë PDK-në. Klithmat janë të parëndësishme. Veç zëri i qytetarit po dëgjohet në Komoran, e ai është për PDK-në”, tha Hajdari.
