Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

GD
Gazeta Demos30 dhjetor 2025 në 20:20
Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

Hajdutë të panjohur kanë përdorur një shpues të madh për të depërtuar në kasafortën e një dege bankare në perëndim të Gjermanisë, duke vjedhur rreth 30 milionë euro në para të gatshme dhe sende me vlerë, kanë njoftuar autoritetet policore.

Zëdhënësi i policisë e krahasoi grabitjen me filmin e famshëm të Hollivudit “Ocean’s Eleven”, duke i thënë agjencisë AFP se ishte “e realizuar në mënyrë shumë profesionale”.

Ngjarja ka ndodhur në bankën e kursimeve “Sparkasse”, në qytetin Gelsenkirchen, ku hajdutët kanë hapur me forcë mbi 3.000 kuti sigurie që përmbanin para, ar dhe bizhuteri.

Policia e Gelsenkirchenit bëri të ditur se për grabitjen u njoftua pasi një alarm zjarri u aktivizua në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person dhe autorët mbeten ende në arrati. Sipas policisë, grabitësit kanë shfrytëzuar “ditët e qeta të Krishtlindjeve” për të kryer vjedhjen në ndërtesën e bankës.

Hetimet paraprake thonë se ata kanë hyrë dhe janë larguar nga banka përmes një garazhi ngjitur me objektin. Dëshmitarë kanë raportuar se gjatë natës nga e shtuna në të dielën kanë parë disa burra duke mbajtur çanta të mëdha në shkallët e garazhit, raporton BBC

hajna

Më shumë nga Lajme

  • 14:23Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!
  • 14:21Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 14:00Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional
  • 13:44Gërvalla: Përsëritja e zgjedhjeve po e humbet kuptimin, duhet të gjejmë zgjidhje
  • 13:43Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë