Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Hakmarrje e drejtpërdrejtë e Qeverisë ndaj AKK-së dhe Komunave të Kosovës”

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 13:30
“Hakmarrje e drejtpërdrejtë e Qeverisë ndaj AKK-së dhe Komunave të Kosovës”

Sazan Ibrahimi thotë se largimi i përfaqësuesit të Asociacionit të Komunave të Kosovës nga Bordi i Drejtorëve i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nuk është ndryshim teknik. Ky është veprim i qëllimshëm dhe hakmarrje e drejtpërdrejtë institucionale ndaj AKK-së, për shkak të qëndrimeve tona publike dhe mbrojtjes së vazhdueshme të interesave të komunave të Kosovës.

Që nga themelimi i FKEE-së me Ligjin për Efiçiencën e Energjisë të vitit 2018, komunat e kanë pasur përfaqësuesin e tyre në Bordin e Fondit, të emëruar nga AKK-ja dhe me të drejtë vote.

AKK-ja ka qenë pjesë e themelimit të këtij Fondi dhe partnere institucionale e tij që nga fillimi.

Edhe Grupi Punues për hartimin e Projektligjit të ri ka vendosur që AKK-ja të vazhdojë të ketë përfaqësuesin e saj në Bordin e FKEE-së. Mirëpo, përkundër këtij vendimi, Ministria e Ekonomisë e ka larguar AKK-në nga versioni përfundimtar i Projektligjit.

Kur Ministria e Ekonomisë e largon në mënyrë të njëanshme AKK-në, pavarësisht vendimit të Grupit Punues dhe një praktike institucionale tetëvjeçare, ky veprim nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si ndëshkim për qëndrimet tona.

Mesazhi i Qeverisë është i qartë: për shkak se AKK-ja ka ngritur zërin kundër centralizimit dhe ka mbrojtur fuqishëm autonominë lokale, tani synohet largimi i saj nga mekanizmat institucionalë të vendimmarrjes.

Komunat janë nivel i veçantë kushtetues i qeverisjes. Ato nuk mund të përfaqësohen nga institucionet e nivelit qendror, por vetëm nga një përfaqësues i mandatuar drejtpërdrejt prej tyre.

Nëse katër ulëse në Bordin e Fondit u takojnë institucioneve të nivelit qendror, ndërsa komunat mbeten pa asnjë përfaqësues të mandatuar prej tyre, atëherë nuk kemi partneritet institucional. Kemi centralizim dhe kontroll politik të vendimmarrjes.

Kjo është edhe më e papranueshme kur komunat janë ndër partnerët dhe përfituesit kryesorë të FKEE-së. Në objektet komunale dhe në shumicën e rasteve me mjete financiare të Komunave, realizohen investime milionëshe për efiçiencën e energjisë.

Komunat marrin përgjegjësi financiare dhe zbatuese, bashkëpunojnë në përzgjedhjen dhe realizimin e projekteve dhe vënë në dispozicion pronën publike komunale. Prandaj, askush nuk ka të drejtë t’ua marrë zërin në organin kryesor qeverisës të Fondit.

Kërkoj nga Ministria e Ekonomisë që ta respektojë vendimin e Grupit Punues dhe ta rikthejë në Projektligj dispozitën që garanton një përfaqësues të emëruar nga AKK-ja në Bordin e Drejtorëve të FKEE-së, me të drejtë vote.

AKK-ja nuk do të heshtë dhe nuk do të zmbrapset përballë përpjekjeve për ta ndëshkuar dhe përjashtuar nga vendimmarrja vetëm sepse mbron interesat e komunave dhe të qytetarëve të Kosovës.

kosovëskomunavehakmarrje

Të ngjashme

Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

19:26
43 armët e gjata u gjetën nga skaneri i Doganës së Kosovës

43 armët e gjata u gjetën nga skaneri i Doganës së Kosovës

17:38
Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres

Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres

13:15
Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

11:31

Më shumë nga Lajme

  • 19:52Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta
  • 19:4313-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar
  • 19:43Sveçla: Nuk po du me folë për të arriturat e dikasterit tim, janë të qarta në raport
  • 19:19Deklaratat për Asociacionin, Kastrati: Rashiqi është goja e Albin Kurtit
  • 19:12Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të