Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Halil Matoshi: Blerim Shala, Veton Surroi dhe Bekim Sejdiu mes emrave të përfolur për President, por vullneti politik mbetet vendimtar

GD
Gazeta Demos4 shkurt 2026 në 21:41
Halil Matoshi: Blerim Shala, Veton Surroi dhe Bekim Sejdiu mes emrave të përfolur për President, por vullneti politik mbetet vendimtar

Komentatori politik Halil Matoshi ka komentuar diskutimet rreth emrave të mundshëm për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se megjithëse ka disa opsione serioze, vendimi përfundimtar varet nga vullneti politik i partive.

Sipas Matoshit, Blerim Shala përmendet si një nga kandidatët kryesorë, ndërsa Veton Surroi gjithashtu mund të jetë një emër i mundshëm. Megjithatë, ai thekson se secili prej tyre përballet me vështirësi në raport me partitë politike.

“Fatkeqësisht, në Kosovë presidenti zgjidhet nga partitë politike, jo drejtpërdrejt nga qytetarët, dhe kjo i vë kandidatët në varësi të interesave partiake,” ka deklaruar Matoshi në Politiko.Ai shton se ndër emrat e përfolur është edhe Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, të cilin e konsideron një opsion serioz nga aspekti profesional dhe institucional.

“Opsione ka mjaft, por pyetja kryesore është nëse ekziston vullnet politik. Ky vullnet, në fund të fundit, varet nga shefi dhe nga shumica parlamentare,” ka përfunduar Matoshi./Gazeta 10

Halil Matoshi

Më shumë nga Lajme

  • 20:1513 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 19:46“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
  • 19:42‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
  • 19:40Fluks në kufi: Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë
  • 19:31Haliti: Bekim Berisha nuk është vlerësu sa duhet gjatë Iuftës