Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, ka reaguar për vendimin e Komunës së Prishtinës për të modifikuar orarin e mësimit në shkollat e kryeqytetit për shkak të muajit të Ramazanit.
Matoshi ka thënë se shkurtimi i orarit për qëllime fetare është kundërkushtetues.
Sipas tij, Kushtetuta s’mund të shkelet në emër të asnjë interesi, përfshirë atë fetar.
Reagimi i plotë i Matoshit:
Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare âsht jokushtetues!
1.
Kosova âsht demokraci kushtetuese dhe secili ligj apo akt nënligjor, vendim ose udhëzim administrativ i nënshtrohet Kushtetutës.
Në Kosovë, besimet fetare gzojnë liri të plotë, simas Kushtetutës, Neni 38, porse këto liri janë personale e private, tue gzu autonomi jashtë institucioneve shtetnore (Neni 39);
2.
Kushtetuta nuk mund të shkilet në emën të asnji interesi tjetër, pra as atij fetar.
Bazue në Nenin 8 të Kushtetutës (neutraliteti i shtetit) asnjë institucion arsimor ose administrativ (pos entiteteve autonome, siç janë shkollat fetare) nuk ka të drejtë të vendosë për shkurtimin e orarit të mësimit, për shkak të Ramazanit.
Âsht thjesht shkelje kushtetuese!
3.
Simas rezultateve të testit PISA, rreth 80% e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë nuk e kuptojnë dhe nuk dijnë me e interpretu atë që e lexojnë!?
