Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko ka komentuar gjendjen e brendshme dhe strategjinë politike të Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se roli i saj nuk kufizohet vetëm në ruajtjen e elektoratit, por edhe në mbajtjen e stabilitetit dhe unitetit të brendshëm partiak.
Sipas Matoshit, figura si nënkryetari i PDK-së Bedri Hamza shihen si jo-konfliktuoze dhe të kujdesshme në raport me marrëdhëniet politike, duke reflektuar një qasje më të ftohtë dhe të balancuar në një periudhë të ndjeshme për partinë.
“Besoj që e ruajnë elektoratin, por ata kanë edhe një rol tjetër. PDK duhet me ruajtë unitetin brenda partiak, jo me ndjek votën me çdo kusht,” është shprehur Matoshi.
