Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti: Deri tetë të zhdukur të luftës mund të jenë të varrosur në Rahovec

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 13:54
Haliti: Deri tetë të zhdukur të luftës mund të jenë të varrosur në Rahovec

Në Rahovec, në zonën e quajtur “Përzhina”, gjatë gërmimeve janë gjetur dy pjesë eshtërore dhe mbetje mortore të të paktën një individi, për të cilat dyshohet se mund t’i përkasin viktimave të luftës që figurojnë në listën e personave të zhdukur.

Sot, Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, tha se mbetjet janë dërguar në këtë institucion për verifikim.

Sipas tij, mbejtet e gjetura kanë të bëjnë me ngjarjet e ndodhura më 1998 në komunën e Rahovecit.

Ai shtoi se numri i viktimave që mund të gjenden në këtë lokacion mund të shkojë deri në tetë, derisa tha se në këtë lokacion është punuar në të kaluarën nga Tribunali i Hagës nga ekipet e UNMIK-ut.

“Ky është një lokacion që është punuar në të kaluarën nga Tribunali i Hagës nga ekipet e UNMIK-ut, por duke iu falënderuar punës analitike të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe institucioneve tona është ardh në përfundim që një numër i viktimave, personave të zhdukur, ka mundësi që janë ende të varrosur këtu sepse nuk janë zhvarrosur gjatë punimeve në të kaluarën. Ky numër është deri në tetë, nuk mund ta saktësojmë, mund të jetë edhe më i vogël por maksimum mund të jetë tetë”, ka thënë ai.

Rahovec

Më shumë nga Lajme

  • 21:00Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra
  • 20:58Tre të rinjtë shqiptarë humbën jetën në Greqi, dëshmia rrëqethëse e mikes së familjes: Çifti i ri sapo ishin martuar, prisnin fëmijën e parë
  • 20:45Sadiku paralajmëron për sulme në WhatsApp: Problemi është më i madh sesa kam menduar
  • 20:38Pacientët pediatrikë: Nuk ka eho, ultrazë pas orës 13:00
  • 20:35Hoxhaj për protestat për UÇK-në: Brezi i ri po e shkruan testamentin e ri të atdhedashurisë